Dedaj: NATO-ja, e ardhmja e tërë Ballkanit Perëndimor
BKT
Lajme

Dedaj: NATO-ja, e ardhmja e tërë Ballkanit Perëndimor

RTKlive

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot i shoqëruar nga diplomati i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Valon A Krasniqi, është takuar kolonelin Zoran Jankoviq, Shef i Zyrës së Aleancës Veriatlantike të NATO-s, në Shkup.

“Fillimisht e përgëzova për angazhimet dhe misionin e NATO-s në Maqedoninë e Veriut, si dhe në tërë Ballkanin Perëndimor, i cili sa më parë duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Paqja, pajtimi, progresi, integrimi, barazia dhe fqinjësia e mirë, duhet të mbeten vlera dhe tema kyçe dhe lartë në agjendat e të gjitha vendeve të kësaj pjesë të Evropës”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and suit


MË SHUME NGA Lajme