Kurti falenderon shqiptarët e Turqisë për kontributin e tyre për Kosovën
RTKlive
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar mbrëmë një takim katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll.
Kryetari Albin Kurti falenderoi shqiptarët e Turqisë për kontributin e tyre për Kosovën dhe shqiptarët, në paqe dhe në luftë, si dhe për ndikimin e tyre në institucionet e shtetit turk për mbështetjen e Kosovës. "Mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit" - tha Kurti.
U diskutua për shumë tema e çështje: mësimin e gjuhës shqipe, investimet në Kosovë, të drejtën për nënshtetësi, studentët shqiptarë, e deri te aktualiteti politik në Kosovë.
Në bashkëbisedim të hapur me bashkatdhetarët, qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i shpalosën edhe anëtarët e tjerë të delegacionit: Mytaher Haskuka, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli etj.




























