Edhe vendet e BE-së kanë nga një institucion për homologim
Dje, në komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, shefja e zyrës së BE-së ka folur për homologimin e automjeteve. Në kudër të diskutimit ajo kërkoi përkrahje nga deputetët për liberalizimin e tregut dhe potencoi se vetëm Finlanda si shtet i BE-se ka një ofrues shërbimi.
Klan Kosova ka kontaktuar Drejtorin e Departamentit të Automjeteve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, z.Nebih Shatri i cili sqaroi se, mundësitë e liberalizimit të tregut veç parashihen me procedurat ligjore, mirëpo kërkohen plotësimi i kushteve që i parasheh Ligji për automjete dhe udhëzimi administrativ për këtë çështje.
Në anën tjetër në lidhje me ofrimin e shërbimit nga një institucion i autorizuar ai tha se jo vetëm Finlanda por edhe Anglia, Sllovakia, Kroacia, Franca, Danimarka, Holanda, Letonia, Estonia posedojnë nga një institucion të vetëm.
Dallimi ekziston se vendet e tilla kanë shtrirje më të madhe gjeografike dhe nevojitet të kenë më shumë qendra ofrimi të shërbimit por të gjitha veprojnë në emrin e një kompanie apo institucioni të vetëm të autorizuar.























