Sarri ndihmon Ronaldon të thyejë rekorde të reja
Juventusi ka bërë sot prezantimin e trajnerit të ri.
Maurizio Sarri u zyrtarizua si trajner i Juventusit para pak ditësh, derisa sot klubi i ka caktuar atij konferencën për media ku edhe foli për herë të parë si trajner i bardhezinjve.
Ish-trajenri i Chelseat foli për shumë tema, ku nuk la pa përmendur edhe yllin kryesor të Juves, Cristiano Ronaldon me të cilin mezi pret që të punojë.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme të jem këtu, por ajo që e bën më të veçantë është mënyra se si kam ardhur këtu”, tha fillimisht Sarri. “Kam parë një klub të vendosur në vendimin për të marrë një trajner, gjë që e has për herë të parë në 30 vite”.
“Juventusi e ka për detyrë të futet në Ligën e Kampionëve me objektivin për të triumfuar në fund, por të njëjtat synime kanë edhe shumë klube të tjera të mëdha në Evropë, ndaj kjo gjë bëhet e vështirë”.
“Sa i përket kampionatit, përgjegjësia është më e madhe, pasi kjo skuadër fiton prej tetë sezonesh radhazi dhe duhet të mbrojmë titullin”.
“Vitet e fundit kam punuar me shumë futbollistë të fortë, te Napoli dhe te Chelsea, por Ronaldo është njëri që shkon gati-gati në majë të botës”.
“Ka arritur thuajse të gjitha rekordet botërore dhe do të më pëlqente të ndihmoja të thyejë edhe rekorde të tjera. Do të doja të ndikoja në këtë objektiv”, theksoi italiani.























