Kosnett: Me punë do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur
BKT
Lajme

Kosnett: Me punë do ta çojmë Kosovën drejt së ardhmes së ndritur

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, kanë inauguruar sot Qendrën për Karrierë dhe Ndërmarrësi në gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilën do të shfrytëzojnë nxënësit e disa shkollave të kësaj komune.

Me këtë rast, kryetari Haziri falënderoi ambasadorin Kosnett dhe popullin amerikan për mbështetjen e dhënë përmes projekteve të shumta për Gjilanin.

Ndërsa, ambasadori Kosnett deklaroi se askush nuk duhet të dyshojë për përkushtimin e shtetit amerikan ndaj shtetit të Kosovës dhe se ky përkushtim do të vazhdojë të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

“Me punë të mundimshme dhe me kreativitet do ta çojmë Kosovën drejt një të ardhme të ndritur dhe e ardhmja fillon këtu”, ka deklaruar Kosnett.


MË SHUME NGA Lajme