Hoxha: Të ofrojmë një shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët
BKT
Lajme

Hoxha: Të ofrojmë një shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, duke kujtuar kohën kur shumë kosovarë u shpërngulën gjatë vitit 1999, ka shprehur solidaritet me refugjatët në Ditën e Refugjatëve.

“Shpreh solidaritetin tim të sinqertë me të gjithë refugjatët që sot janë të privuar nga e drejta e tyre themelore për jetë të dinjitetshme në atdheun e tyre”.

“Ky solidaritet, na kthen prapa për dy dekada, për të kujtuar me dhimbje të thellë qytetarët e vendit tim, të cilët u dëbuan nga vatrat e veta, vetëm pse ishin të një kombësie tjetër nga pushtuesi”.

“Ditët e kaluara si refugjatë, janë ditët më të rënda për qytetarët e vendit tonë, andaj, këtë ditë kujtojmë vuajtjet e refugjatëve në botë, për të ofruar shtëpi të dytë dhe siguri për refugjatët”.


MË SHUME NGA Lajme