Reali fiksohet me francezët, gati të ofrojë kartonin e yllit të saj
BKT
Sport

Reali fiksohet me francezët, gati të ofrojë kartonin e yllit të saj

Dështimi në sezonin e fundit ka detyruar Realin e Madridit që të programojë shpenzime të mëdha në merkaton e kësaj vere.

Pas Eden Hazard dhe Luka Jovic, skuadra spanjolle kërkon që të firmos me një tjetër "Galaktik".

Sipas "AS", 13 herë kampionët e Europës janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të marrë një tjetër francez në "Santiago Bernabeu". Paul Pogba dhe Kylian Mbappe ndodhen në listën e dëshirave të Zinedine Zidane, që kërkon t'i bashkojë me patriotin e tij që erdhi nga Lyoni, Frenlan Mendy.

Megjithatë, për të bërë realitet transferimin e njërit mes Pogba dhe Mbappe, Realit të Madridit i duhet të shpenzojë jo më pak se 150 milionë euro, raporton oranews.

Në paketën për t'i transferuar në Spanjë, Reali mund të shfrytëzojë edhe kartonin e Gareth Bale, që pëlqehet së tepërmi nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.