19:53 / 20.06.2019
Berisha ka humbur vendin në formacion, s’largohet nga Atalanta
Portieri i Atalantas dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te Bargamezët.
Shtatlarti humbi vendin në formacion dhe u parakalua nga italiani Gollini.
30-vjeçari ka hyrë në orbitën e klubit të SPAL-it dhe italianët e duan për t’i besuar portën.
Atalanta është dakord me këtë lëvizje, por një mundësi e tillë mund të prishet nga vetë shqiptari. Berisha do të provojë emocionet e Champions Leagues, ndërsa është i sigurt se mund të rifitojë vendin e tij në formacion.
“Gardiani i portës” mund të rrezikojë, por Atalanta e josh më shumë se sa SPAL-i.























