23:19 / 20.06.2019
Befason Guardiola, City firmos me "pensionistin" e La Liga-s
Çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe për këtë fakt, Manchester City ka vendosur të firmos me një futbollist me mjaft eksperiencë, por edhe shumë moshë.
Kampionët në fuqi të Premier League kanë rënë dakord për të marrë në "Etihad Stadium" një portier 35 vjeçar.
Bëhet fjalë për Asier Riesgo, që vjen nga Eibar si lojtar i lirë. Këmbëngulja e trajnerit të portierëve, Asier Mancisidor, i cili e njeh Riesgo kur ishin bashkë te Real Sociedad ka bërë që ky operacion të mbyllet me sukses, transmeton albeu.
Gjithsesi, hapësirat e pakta në Angli do të jenë të vogla për Riesgo, gjithnjë nësa karriera e Ederson dhe Claudio Bravo do të shkojë vaj.























