Publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për OJQ-të
RTKlive
Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike", gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018.
Konferenca dhe raporti mbështetet nga projekti i asistencës teknike i financuar nga BE-ja.
Raporti ofron një pasqyrë të qartë dhe transparencë për të gjithë mbështetjen financiare publike që institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë për OJQ-të në nivelin qendror e lokal gjatë vitit 2018, raporton RTKlive.
Raporti po ashtu ofron në detaje të dhënat se në cilat forma institucionet kanë ofruar mbështetje financiare për organizatat jo qeveritare dhe sa i janë përmbajtur rregullores MF Nr.04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.























