06:31 / 21.06.2019
Fushë Kosova sot teston linjën e furnizimit me ujë
RTKlive
Në Fushë Kosovë sot do të bëhet testimi i linjës magjistrale të furnizimit me ujë.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të kësaj ujë për një kohë do të jetë i turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por se pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.
“Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile sot do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar furnizimin me ujë”.























