Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.


Mysafirët e parë do të jenë Ledion Sveçla, iniciator i projektit, Ene Aliu, Glauk Aliu, të cilët do të flasin për bulizmin kibernetik, në ditën kundër bulizmit kibernetik.

Për të folur për konferencën “Nga Paqja në Prosperitet-Transformimi i Shoqërisë Kosovare Përmes Lidershipit të mirë”, të ftuar do të jenë Mick Kicklighter, gjeneral dhe profesor Universiteti Mercer dhe Ahmet Shala, Universiteti James Madison.

Ndërsa Emin Azemi, autor do të flasë për librin “Bllaca, dhimbja e lirisë”.

Në lidhje direkte do të jetë Vlora Baruti, drejtoreshë e Festivalit, e cila do të flasë për nisjen e Festivalit Ndërkombëtar “Pinasti i Ri”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme