09:02 / 21.06.2019
VIDEO - Botimi i teksteve të reja shkollore
Në emision e sotëm të AKTUAL temë e bisedës ishte procesi i botimit të teksteve të reja shkollore të cilat sipas institutit për Studime në Edukim “Ed Guard” janë me mangësi teknike dhe gabime kuptimore.
Po ashtu u bisedua edhe për kërkesën e disa shtëpive botuese dhe organizatave të shoqërisë civile që pohojnë se tekstet e reja shkollore të shpallura fituese të mos botohen ngase procesi i vlerësimit, sipas tyre, ka qenë i manipuluar.
Të gjitha këto i biseduam me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Studime në Edukim “Ed Guard”, Rinor Qehajen.
Për më shumë ndiqeni videon:























