Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Avni Ramadani, producent filmi dhe Adem Kicaj, aktor, të cilët do të flasin për aktivitete e Shqiptarëve në Diasporë.

Për të folur për Aktivitetet e Shqiptarëve në Australi i ftuar do të jetë Beqir Sokoli, aktivist.

Në lidhje direkte njoftohemi për nisjen e karnavalit "Golden Eagle" në Suharekë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 

 

 

 

 

 


 

 


MË SHUME NGA Lajme