Maradona: Nuk po vuaj nga asnjë sëmundje vdekjeprurëse
BKT
Sport

Maradona: Nuk po vuaj nga asnjë sëmundje vdekjeprurëse

Legjenda e futbollit argjentinas ka reaguar në lidhje me raportimet për shëndetin e tij.

Gjatë ditës së djeshme u raportua që Diego Armando Maradona vuante nga sëmundja e rëndë e Alzheimer, e cila shkakton humbjen e kujtesës si dhe e çon personin drejt vdekjes.Por ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, ka mohuar gjithçka përmes rrjeteve sociale dhe i ka quajtur gënjeshtra këto raportime që erdhën nga Argjentina.  “Fjala Alzheimer është një fjalë e tmerrshme. Njerëzit me Alzheimer vdesin”, tha Maradona. “Unë nuk po vdes.  Shumë njerëz flasin sa për të krijuar rrëmujë. Ata janë duke gënjyer! Flasin për Alzheimerin, por nuk e dinë çdo të thotë”, theksoi ai. Kujtojmë se para pak ditësh Maradona ka dhënë dorëheqje nga skuadra Dorados në Meksikë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.