16:57 / 21.06.2019
Mbrojtësi i kombëtares transferohet te kampionët e Greqisë!
Enea Mihaj bën hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares shqiptare është vetëm një hap larg transferimit te kampionët e Greqisë.
Panetolikos dhe Paok kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Mihaj në Selanik me kuqeziun që pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Paokun. Forma e shkëlqyer që ka shfaqur qëndërmbrojtësi në këtë sezon ka bërë që të tërheqë vëmendjen e bardhezinjëve nga Selaniku të cilët për Mihajn pritet të derdhin në arkat e Paokut shifrën e 1,2 milionë eurove.























