Haradinaj flet për anulimin e Samitit të Parisit
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryesinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas takimit, Haradinaj është paraqitur në një konferencë për media.
Shefi i ekzkeutivit ka folur për disa tema, duke nisur rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, anulimin e Samitit të Parisit si dhe veprimet e fundit të Kadri Veselit për shkarkimin e personave me aktkauzë.
“Mendojë që është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjedh. Ballafaqimi i delegacionit teknik ka konfirmuar se e vetmja çështje pa u zgjedh është njohja. Hajr është se është sqaruar shumë mirë se çka mundet me pas zgjidhje. Takimi ishte formal, jo publik. Delegacionit e dy palëve janë taku. Nikoqirë ka qenë Zyra e Kancelares Gjermane. Partnerët e koalicionit kanë qenë paraprakisht të njoftuara. Asociacioni s’ka qenë fare temë”, ka thënë ai.
Ndërsa, Haradinaj theksoi se s’ka infromacoine për shtyjren e takimit të Prishtinës dhe Beogradit në Paris.
“Arsyeja pse është shtyrë Parisi nuk i di. Por një gjë mund të ju konfirmojë se Kosova është palë serioze. Dialogu e ndihmon atmosferën politike, por nuk është kusht për vizat. Konsiderojmë vetëm të hyjë në agjent dite, në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ai.























