17:26 / 21.06.2019
Petr Cech kthehet te Chelsea, ky është roli i tij në klub
Ish-portieri që u pensionua në fund të këtij sezoni, do të nisë një punë të re te Blutë.
Petr Cech është rikthyer te Chelsea pas përfundimit të karrierës si portier te Arsenali.
Ish-portier çek do të mbajë një funksion tjetër pas largimit nga futbollit. 37-vjeçari do të fokusohet në këshillim teknik dhe të performancës në klub.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi londinez nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
“Ndihem shumë i privilegjuar që kam këtë mundësi për t’u bashkuar sërish me Chelsea”, ka deklaruar ish-portieri. Cech ka luajtur me Chelsean që nga viti 2004 deri më 2015.























