18:03 / 21.06.2019
Krasniqi sqaron përplasjen e sigurimit të PDK-së me shoqërinë civile
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sqaruar situatën e përplasjes së sigurimit të partisë së tij me eksponentë të shoqërisë civile lidhur me Projektligjin për Financimin e Partive Politike.
Ai, duke folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se sigurimi i PDK-së as nuk e kanë ditur kush janë pjesëtarët e shoqërisë civile.
“As nuk e kanë ditur kush janë. është për keqardhje. Do të ishte krejtësisht e natyrshme, që të vinin në myrë normale, do t’i kishim pritur në zyrë”, ka thënë ai.
Krasniqi është shprehur se nëse sot nëse tërhiqet ky ligj për PDK-në është krejt në rregull.























