Pacolli: Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka theksuar se Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për dështimin e Samitit të Parisit, i cili pritej të mbahej më 1 korrik.
"Takimi i Parisit po shtyhet, me këtë vonohet edhe arritja e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Kosova nuk do të mbetet peng dhe as e izoluar nga teket e Serbisë. Çdo pengesë që i bëhet Kosovës, është pengesë që po i bëhet edhe rajonit në proces të rrugëtimit evropian. Serbia po mbahet e lidhur fortë me Rusi, prandaj vendet tjera nuk kanë pse të mbesin peng i kësaj agjende. BE dhe vendet anëtare duhet ta ashpërsojnë qasjen ndaj Serbisë. Vetëm atëherë Samitet nuk do të shtyhen dhe arritja e Marrëveshjes do të jetë opcion real", ka shkruar Pacolli. "Ne vie keq që Serbia preferon vonesat, sabotimet, ekuivoket".























