Klinaku: Gjermania e Franca morën përsipër diçka që s`mund t`i dalin zot
Për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësosh as Kosovën e as Serbinë, por vetëm Gjermaninë e Francën, ka theksuar Avni Klinaku nga Lëvizja për Bahkim.
Ai duke folur për mosmbajtjen e Samitit të Parisit ka thënë se dy shtetet evropiane kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t'i dalin zot.
Komenti i plotë:
Në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të
Fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin! Në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Madje as në formë të mundësisë, opsionit apo vizionit. Mungesa e tyre, apo mungesa e guximit për t'i shpallur ato botërisht po i bën dëm vet çështjes.
Amullia (mospajtimi) e krijuar në shkallë ndërkombëtare po reflekton edhe në çoroditjen e skenës politike dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi.
Prandaj për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësosh as Kosovën e as Serbinë, por vetëm Gjermaninë e Francën. Ato kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t'i dalin zot. Së paku jo pa SHBA-të apo kundër tyre.
Ky është përfundimi që del nga Berlini e Parisi.























