Muslija: Do të jap gjithçka për Kosovën time
BKT
Sport

Muslija: Do të jap gjithçka për Kosovën time

Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës.

Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” në ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.

Ai është shprehur shumë i lumtur që do ta veshë fanellën e Kosovës.

“Jam i lumtur që sot i bashkëngjitëm Dardanëve. Do të jap maksimumin për të arritur maksimumin me rezultate”.    

“I falënderoj të gjithë, FFK-në dhe familjen time që më ka përkrah gjithmonë”, ka thënë ai në një video të publikuar nga FFK.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e Gjermanisë ka shënuar një gol në pesë ndeshje.