17:34 / 22.06.2019
Shkëlqen Majlinda, e artë në “Minsk2019”, rrëzon rusen
RTKlive
Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka shkëlqyer në Lojërat Evropiane “Minsk2019”, duke rrëmbyer medaljen e artë, transmeton RTKlive.
Kampionia në fuqi e botës, e ka rrahur rusen Natalia Kuziutina në kategorinë -52 kilogramë, në finalen e madhe të kësaj gare prestigjioze.
Xhudistja jonë ka treguar super-forme sot në “Minsk2019”. Majlinda triumfon edhe në këtë eveniment të madh sportive, duke dëshmuar edhe një herë së është numër një në planet.























