Haradinaj: Vendit i është shkaktuar dëm duke bërë pazar me sovranitet
BKT
Lajme

Haradinaj: Vendit i është shkaktuar dëm duke bërë pazar me sovranitet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se janë vënën në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik. Sipas Haradinajt, vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook, duke thënë se ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Ky është shkrimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme