18:20 / 22.06.2019
“Majlinda, krenari e Kosovës”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli pas fitores së xhudistes Majlind Kelmendi në lojërat evropiane "Minsk 2019", të cilat po mbahen në Bjellorusi, ka thënë se Majlinda jonë e bëri Kosovën me medalje të artë në Bjellorusi.
Xhudistja Majlinda Kelmedit siguroi medaljen e artë për Kosovën në këto lojëra. Ajo në ndeshjen finale ku e gjithë salla ishte kundër Majlindës, ajo arriti ta mposhtë rusen Natalia Kuziutina.
Kujtojmë që pas pak do të ndeshet edhe Nora Gjakova, e cila pritet ta rrëmbejë medaljen e dytë të artë.























