Nora humb finalen, fiton medaljen e argjendte
BKT
Sport

Nora humb finalen, fiton medaljen e argjendte

Xhudistja Nora Gjakova ka humbur finalen e madh në Lojërat Evropian “Minsk 2019” nga rusja Daria Mezhetskaia, transmeton RTKlive.

Xhudistja humbi duelin final të këtij evenimenti ndaj ruses Daria Mezhetskaia, në një duel mjaft interesant dhe të vështirë për xhudistin tonë.

Megjithatë, Nora i sjellë Kosovës medaljen e argjendte nga “Minsk2019”, e që është medalja e dytë në ditën e sotme për vendin tonë, pasi pak më herët Majlinda Kelmendi fitoj medaljen e artë.