E rëndë: 10 vjeçari nga Rahoveci mbytet në ujërat e Drinit të Bardhë
BKT
Lajme

E rëndë: 10 vjeçari nga Rahoveci mbytet në ujërat e Drinit të Bardhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një 10 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

Viktima është nga fshati Kramovik.

 Ky është postimi i Latifit në Facebook:

Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.

Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.

Pusho në paqe, Odise!


MË SHUME NGA Lajme