Eliminohet Akil Gjakova
BKT
Sport

Eliminohet Akil Gjakova

Akil Gjakova mposhtet nga xhudisti grek.

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka pësuar humbje në raundin e tretë të garave të xhudos në lojërat evropiane Minsk 2019.

Në luftën ndaj xhudistit nga Greqia, Georgios Azoidis, Akili bëri një gabim dhe u mposhtu shumë shpejt.      

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e shtunë), Kosova fitoi dy medalje të arta në Lojërat Evropiane. Majlinda Kelmendi u stolis me medalje të artë, ndërsa Nora Gjakova u mjaftua me të argjendtën pas humbjes në finale.