Werder Bremen vjen me një befasi për Milot Rashicën
BKT
Sport

Werder Bremen vjen me një befasi për Milot Rashicën

Milot Rashica duket se është në planet afatgjata të klubit gjerman, Werder Bremen.

Skuadra e Werderit ka bërë disa ndryshime në klubin e saj dhe pjesë e këtyre ndryshimeve ka qenë dhe lojtari kosovar.

Numri në fanellën e Rashicës do të jetë nr.7,dhe jo më nr.11,kjo gjë është bërë publike në faqen zyrtare të Werder Bremenit.   

Nr.7,në botën e futbollit tashmë po e preferojnë yjet më të mëdhenj dhe Rashica mund të themi se i ka aftësitë për të qenë një nga më të mirët.