14:07 / 23.06.2019
Sane, “besniku” i Manchester City-t
Sane i ka treguar bashkëlojtarevë se do të qëndrojë në Manchester City dhe nuk do të largohet drejt klubit të madh gjerman, Bayern Munich.
Mediat angleze thonë se ai është duke biseduar me “qytetarët” për kontratën e re, edhe pse ai kërkohet nga Bayerni.
Sane ka vendosur të qëndrojë në Premier League dhe jo të rikthehet në Bundesligën gjermane.
Kujtojmë që 23-vjeçari u largua nga Schalke në vitin 2016.























