Çmimet e biletave për ndeshjet preliminare në Champions
BKT
Sport

Çmimet e biletave për ndeshjet preliminare në Champions

Biletat për takimin e turneut preliminar të UEFA Champions League, mes Feronikelit dhe Lincoln Red Imps, do të dalin në shitje nga ora 08:00, ditën e martë.

Tri pika të shitjes do të jenë gjithsej për takimet preliminare. Në Drenas te Restaurant Dijamant, në Komoran në pikën te Pizzeria Dijamant, dhe në Prishtinë te Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave për Feronikeli – Lincoln Red Imps do të jenë këto: 

5 euro do të kushtojë bileta për Zonën e Lindjes. 5 euro bileta në Zonën e Perëndimit. 10 euro bileta për Zonën VIP.

Ndërsa për takimin mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma do të jetë ky çmim:3 euro për Zonën VIP