Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane "Minsk 2019"
BKT
Sport

Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane "Minsk 2019"

Donjeta Sadiku është përshëndetur nga Lojërat Evropiane Minsk 2019, pasi që pësoi nga danezja Ditte Frostholm.

Meçi ishte i vlefshëm për rrethin e parë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Gjyqtarët vendosën që të gjitha raundet ishin në favor të danezes, duke i dhënë fitoren 5:0.

Kujtojmë që ajo u rikthye nga një lëndim i pësuar muaj më parë.