Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Shyhrete Esati, e cila do të na njoftojë për punë dore me rruaza.
Për të folur për fushatën kundër ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve “#RRITEMEDASHNI”do të jetë Naser Lajçi, menaxher i programit, organizata "Syri i Vizionit".
Në lidhje direkte do të paraqitet Doruntina Berisha, koordinatore e programit ku do të
njoftohemi për promovimi i gjuhës angleze përmes shkollës verore.
Poashtu në një lidhje direkte nga Minsku gazetari Artan Muhaxhiri na njofton për Kosova në Lojërat Evropiane "MINSK 2019".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























