15:31 / 24.06.2019
LDK për deportimin e shtetasve turq: Drejtësia duhet të bëjë punën e vet
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka reaguar lidhur me miratimin e raportit për dëbimin e shtetasve turq nga Kuvendi i Kosovës.
"Pas shumë shtyrjeve dhe sabotazhit të punës së Komisionit Hetimor lidhur me deportimin e shtetasve turq, sot Kuvendi i Kosovës e miratoi raportin ku specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës, Ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj", thuhet në njoftim .
LDK-ja vlerëson se raste të tilla nuk duhet të ndodhin asnjëherë. "Përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejtë dhe indirekt në deportimin e 6 turqëve. Drejtësia duhet të bëjë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase”, thekson njoftimi.























