09:43 / 25.06.2019
Kosnett: Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur
RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Në një postim në 'Twitter', Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur.
“Kosova duhet të jetë krenar për progresin e rëndësishëm që bëri për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore këtë vit. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.























