Haradinaj priti në takim delegacionin nga Iowa
BKT
Lajme

Haradinaj priti në takim delegacionin nga Iowa

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion nga Iowa, kryesuar nga Frank Cownie, kryetar i Des Moines

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se përcaktimi për miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të po dëshmohet çdo herë me projekte konkrete, sic është edhe me Qytetin Ekonomik Kosovaro-Amerikan.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Përcaktimi ynë, për një miqësi dhe partneritet të përjetshëm me ShBA-të, po dëshmohet çdo herë e më shumë me projekte konkrete, siç është edhe Qyteti Ekonomik Kosovaro – Amerikan, për të cilën, si Qeveri po punojmë në vazhdimësi për ta shndërruar në storie suksesi për zhvillim ekonomik të vendit dhe vlerë të shtuar të partneritetit tonë.

Këtë rast unik bashkëpunimi, pata kënaqësinë t’ia paraqes edhe Frank Cownie, Kryetar i Des Moines, Iowa, të cilit i tregova për mundësitë e shumta që ofron Kosova, për investitorët amerikan.

Baza e mirë ligjore, lehtësirat fiskale, shtrirja gjeografike e Qytetit Ekonomik Kosovaro – Amerikan, resurset natyrore dhe humane dhe infrastruktura rrugore, janë arsye të mjaftueshme për ndërmarrësit e përtej Atlantikut, që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.

Kosova është me fat që ka zhvilluar partneritet të qëndrueshëm me ShBA-të përgjatë viteve dhe dëshmia më e mirë është shteti i Iowas.


MË SHUME NGA Lajme