Me 30 qershor hapet ekspozita e Refki Gallopenit - Rrugëtimi i Demit
BKT
Kulturë

Me 30 qershor hapet ekspozita e Refki Gallopenit - Rrugëtimi i Demit

Rrugëtimi i demit në pikturën e Refki Gallopenit,nga një rrëfim personal i mbijetesës, është kthyer në imazh estetik të forcës, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë.

Demi me aftësitë e tij të mbijetesës, është një qenie shumë e përcaktuar! Asgjë nuk mund të ndikojë qe një dem të ndalet nga drejtimi i tij. Prandaj, është personifikim i vendosmërisë për marrjen e vendimeve. Me trup të fuqishëm, supe të forta dhe kokë të madhe, pesha e trupit e mban demin të bazuar fort dhe të sigurt. Megjithatë, Gallopeni, nuk e pikturon trupin me muskuj,por fuqinë e demit, nuk e pikturon kundërshtarin apo rreziqet,por veprimet dhe dhimbjet e demit, nuk e pikturon kopenë por devotshmërinë dhe sakrificën e demit për familjen .

Arti ekspresionist i Gallopenit për piqet të përçon emocione dhe kuptim, me shumë se sa përshkrime të realitet përmes figuracionit. Për të shprehur emocionet, artistet ekspresionist shumë shpesh i ekzagjerojnë subjektet, por Gallopeni nuk ka nevojë për ketë efekt ‘shtrembërimi’, sepse “natyra e demit” e mundëson mjaftueshëm shpërthimin e fuqishëm të ngjyrës në kompozicion.  Në të njëjtën kohë, ngjyrat e Gallopenit janë shpesh të gjalla dhe tronditëse. Tipari i tij tipik është efekti emocional, i gjallë dhe mbresëlënës.

Dinjiteti kuptim plotë është një pjesë e madhe e mesazhit të artistit, nëpërmjet ndjekjes estetike të demave. Demi u dha të tjerëve dhuratën e jetës duke e sakrifikuar veten. Duket se ky është bekimi dhe njëherit, paradoxi i mbijetesës, të cilin Gallopeni e trajton me sukses. Siç thonë disa, mantra e demit është "numërimi dhe kujtimi i bekimeve dhe sukseseve", ndërkohë që qëndrimi i mirënjohjes dhe me dinjitet, gjithmonë hap rrugën për shumë më tepër.

Prandaj, mund të konkludojmë se Refki Gallopeni preferon më shumë të përshkruajë, "natyrën e demit", në vend që të pikturojë "demin në natyrë".


MË SHUME NGA Kulturë