Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë do të jenë Alketa Micini, nxënëse e kolegjit “Mehmet Akif” dhe Tringa Rexhepaj, të cilat do të na njoftojnë për medaljen e artë për shkencë në olimpiadën në New York.
Ndërsa Shemsi Morina, prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren na informon për Konferenca e IV Shkencore Ndërkombëtare.
Në një lidhje direkte nga Ferizaj Ilir Bytyqi, zyrtar në komunë do të flasë për Trashëgimia Natyrore në Rrethinën e Ferizajt, turizmi veror, gjithnjë e më atraktiv në Ferizaj.
Poashtu në një lidhje direkte por nga Minsku gazetari Artan Muhaxhiri na njofton për ditën e shtatë Kosova në Lojërat Evropiane "MINSK 2019".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























