Ronaldo: Rivaliteti Brazil-Argjentinë i rrit vlerat Kupës së Amerikës!
BKT
Sport

Ronaldo: Rivaliteti Brazil-Argjentinë i rrit vlerat Kupës së Amerikës!

Në një intervistë të dhënë, Ronaldo fenomeni ka folur rreth Copa America, Lionel Messit dhe rivalitetit që egziston mes Argjentinës dhe Brazilit.

Ronaldo i ka thurur një sërë komplimentash yllit të Barcelonës, madje  kritikat ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë për performancën  në Copa America fenomenti i cilëson si të panevojshme.

“Si fillim dua ta uroj Messin pasi ka patur ditëlindjen, çfarë mund të them unë për të? Që dua të shoh të luajë futboll edhe për shumë vite. Besoj që Messi është një futbollist i cili ka lindur për të argëtuar njerëzit me ato që ben në fushë. Është i padrejtë krahasimi që i bëjnë atij kur luan me Barcelonën dhe Argjentinën. Ai stërvitet shumë me Argjentinën dhe jam i bindur se është gati të japë edhe me shumë nga çmundet për këtë skuadër. Në moshën 32-vjeçare ai mund të refuzonte të luante në Copa America por jo nuk beri një gjë të tillë”.

Përsa i përket Copa America, Ronaldo është ndalur tek rivaliteti që egziston mes Argjentinës dhe Brazilit. Ronaldo është i mendimit se rivaliteti që kanë këto dy kombëtare i ben mirë, pasi i shtyn të japin maksimumin.

“Mendoj se Argjentina dhe Brazili kanë zhvilluar ndeshje të mira në Copa America, rivaliteti që kanë mes tyre i shtyn që të japin maksimumin, duke tentuar gjatë gjithë kohës të shfaqen më mirë se kundërshtari. Mendoj se rivaliteti që kanë në futboll këto dy skuadra i bën mirë atyre. Rivaliteti mes argjentinës dhe brazilit është vetëm në sport, pasi mes dy popujve ka një raport mesë normal”./SS/