Afër historisë, “Nikeli” zbulon çmimet e biletave të finales së Championsit
Feronikeli kërkon të shkruaj historinë. Kampionët e Kosovës arritën që të mposhtin 1-0 kundërshtarët nga Gjibraltari, Lincoln Red, duke siguruar finalen e raundit preliminator të UEFA Champions League.
Raund që zhvillohet në stadiumin e Prishtinës, "Fadil Vokrri", aty ku do të luhet edhe finalja mes kampionëve të vendit dhe Santa Coloma. Me finalen që zhvillohet të premten e 28 qershorit, ekipi pritës ka zbuluar edhe çmimet e biletave si dhe pikat ku mund të blihen.
Njoftimi i klubit:
"Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në Drenas, në sheshin “Fehmi Lladrovci”.
Në Drenas, në Restaurant “Dijamant”.
Në Komoran, te Pizzeria “Dijamant”.
Diten e ndeshjes (të premten) biletat do të shiten vetëm te Stadiumi “Fadil Vokrri”.
Çmimet e biletave janë këto:
"5 Euro për zonat Përendim dhe Lindje
10 Euro për Zonën VIP
Biletat nisin të shiten këtë të enjte, duke nisur nga ora 14:00”, thuhet në njoftimin e klubit.
Në rast se Feronikeli arrin të fitojë këtë raund, skuadra kosovare do të vijojë garimin në raundin e parë të Champions, aty ku e pret skuadra e The New Saints.























