Haxhiu kërkon që sportistët e lënduar të kenë trajtim me prioritet

Haxhiu kërkon që sportistët e lënduar të kenë trajtim me prioritet

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që sportistët e lënduar të kenë trajtim me prioritet nga mjekësia.

Një kërkesë të tillë Haxhiu e ka pasur për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin. 

"Jemi në një situatë ku po shijojmë sukseset e sportistëve tanë, por janë dhjetra sportistë të cilët kanë pësuar lëndime serioze dhe duhet t’u nënshtrohen operacioneve kirurgjike. Sportistët e lënduar duhet të hyjnë në lista të pritjes me pacientë të tjerë e të presin nga 2-3 vite për operim, shto këtu edhe kohën e rehabilitimit pas operimit. Kthimi i një sportisti pas lëndimit mund të zgjasë 3-4 vite, për këtë arsye, ne edhe humbim shumë talentë të rinj:, ka theksuar ai. "A mundet MSH me lëshu rekomandim për SHSKUK që sportistët të kenë tretman tjetër, me prioritet, mos me pritë në listat e pritjes për diagnostifikim dhe trajtim?". 


MË SHUME NGA Aktuale