Hoxhaj: Kthimi i Rusisë në Këshillin e Evropës dështim i organizatës

Hoxhaj: Kthimi i Rusisë në Këshillin e Evropës dështim i organizatës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës.

Ai ka reaguar ashpër pas rikthimit të Rusisë në Këshilin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka theksuar Hoxhaj në postimin e tij.

Hoxhaj tha se vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.


MË SHUME NGA Aktuale