11:40 / 27.06.2019
Kuvendi voton amendamentin që i hap rrugë zhvillimit të sportit
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka votuar amendamentin 5 të propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu të Ligjit për të Ardhurat e Korporatave, i cili mundëson harmonizimin me Ligjin për Sponsorizim për sport dhe kulturë.
Ky amendament mori 79 vota, derisa më pas u votua edhe ligji në tërësi në lexim të dytë, me 74 vota për. Kësisoj, deputetët e Kuvendit kanë marrë njërin prej vendimeve më të rëndësishme për zhvillimin e sportit.
Amendamenti në fjalë nuk kishte kaluar në seancën e kaluar në mungesë të kuorumit, gjë e cila kishte shkaktuar pakënaqësi të madhe te komuniteti sportiv.























