Punoni me orë të zgjatura në punë, kujdes, ja nga çfarë rrezikoheni
Puna për orë të gjata lidhet me rritjen e rrezikut të sulmit në tru, thonë studiuesit. Orët e gjata u përcaktuan në studimin francez si më shumë se dhjetë orë në të paktën 50 ditë në vit.
Njerëzit që kishin punuar orë të gjata përgjatë një dekade kishin rrezikun më të madh të pësonin sulm në tru.
Një shoqatë në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte shumë gjëra që njerëzit mund të bënin për të luftuar efektet e orëve të gjata të punës, si ushtrimet dhe ngrënia e mirë.
Hulumtuesit nga Universiteti Angers dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore, analizuan të dhënat mbi moshën, pirjen e duhanit dhe orët e punës nga një studim i popullsisë prej më shumë se 143,000 të rriturve, shkruan noa.al. Pothuajse një e treta bënin orë të gjata pune. Në përgjithësi, 1,224 persona kishin pësuar sulm në tru.























