19:42 / 27.06.2019
VIDEO-Kuçi: Qeveria mori vendime të mëdha
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka deklaruar se për të arriturat e qeverisë së Kosovës duhet të shikohet raporti i Auditorit. “Ai është barometër për punët. Qeveria e Kosovës, nuk ka ndërhyrë asnjëherë në gjyqësor”, tha ai sot në emisionin “n`Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Sipas tij vendimet që janë marrë nga Haradinaj ka të bëjë me lidership dhe guximin e Haradinajt. “Qeveria ka marrë edhe vendime për bizneset që janë ato që po e mbajnë Kosovës”, tha ai. Kuçi vlerësoj se buxheti është rritur për 35 %.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë “n'Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).























