Veseli: E ardhmja e sigurtë për fëmijët e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar votimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ai ka shprehur falënderime për deputetët që e votuan sot këtë ligj i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve.
“Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, ka shkruar Veseli.
Gjithashtu vlen të theksohet se është votuar sot në Kuvendin e Kosovës edhe ligji për sponsorizimin e sportistëve dhe artistëve.
Nesër, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seance të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit të homologimit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Falënderoj deputetët që votuan sot Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili dënon çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve. Duke e votuar të gjithë deputetët pa dallim, treguam se e ardhmja e sigurt e fëmijëve të Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.























