Zeka: Qytetarët e Luginës do të pajisen me lejeqëndrim e me shtetësi
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka treguar se kjo ministri pas amandamentimit të ligjit për të huaj vitin e kaluar ekipet e ekspertëve kanë punuar në udhëzimin administrativ për të iu mundësuar që qytetarët e huaj që për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente dhe janë në Kosovë së shpejti do të fillohet me punë për pajisën me dokumente pa dallim për të gjithë.
"Andaj e kemi të qartë se pritjet janë të kahershme mirëpo për shkak të disa çështjeve të brendshme shtetërore nuk kemi arritur më herët që të rregullojmë statusin e gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e që nuk kanë arritur ti gëzojnë të drejtat institucionale si gjithë të tjerë", ka theksuar ai.
Sipas tij, me këtë rast edhe qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga ky udhëzim administrativë si gjithë të tjerët ku do të pajisën me leje qëndrim për 5 vite dhe pastaj do ta kenë mundësin për marrjen e shtetësisë.
"Kërkojmë mirëkuptim për këto vonesa por janë ligjore dhe ne si Ministri e Brendshme duhet të respektojmë maksimalisht. Së shpejti do të futet në fuqi Udhëzimi Administrativ dhe do të njoftoheni përmes medieve elektronike dhe të shkruara. Faleminderit për mirëkuptim", ka theksuar Zeka.























