LIVE: Kuvendi po diskuton për monopolin në homologimin e veturave
BKT
Lajme

LIVE: Kuvendi po diskuton për monopolin në homologimin e veturave

Kuvendi i Republikës së Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Deputeti nga LDK, Lutfi Zharku theksoi se në aspektin financiar, të dyja këto shërbime, homologim dhe mbikëqyrja profesionale të kontrolleve teknike, aktualisht arrin shumën 3.8 deri 4 milionë euro në vit që paguhen nga qytetarët e Kosovës.

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë Mustafa, tha se marrëveshja që ofron eksluzivitetin në ofrimin e shërbimeve të homologimit më autorizime dhjetë vjeçar secilës qeveri pasuese ia ka bërë të pa mundur ndryshimin e kësaj situate të ndërmarrjes së çfarë do akti të një anshëm.

Ai gjatë një përshkrimi të gjatë të procesit, ka kërkuar të shfuqizohet udhëzimi administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore i MI-së, në afat prej dy muajve të hartohet dhe të hynë në fuqi udhëzimi i ri administrativ, i cili do të jetë në përputhje me ligjin për automjete, ligjin të konkurrencën, si dhe deri në fund të vitit 2019 të liberalizohet plotësisht tregu i homologimit të automjeteve.

Seanca e jashtëzakonshme është duke vazhduar punimet me të vetëm pikë të rendit të ditës “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.


MË SHUME NGA Lajme