15:44 / 28.06.2019
Digjet banesa në Prishtinë, largohen banorët
Një banesë është duke u djegur në rrugën Hamëz Jashari në Prishtinë, me ç`rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo ndertesë dhe ndërtesat përreth.
Nga zjarri që është duke ndodhur në këtë pjesë të Prishtinës nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po e lokalizojnë zjarrin.























