Kastrati: Serbia e Rusia ndikuan në mospranim të Kosovës në EBU
BKT
Lajme

Kastrati: Serbia e Rusia ndikuan në mospranim të Kosovës në EBU

RTKlive

Dje RTK nuk arriti që të bindë 3/4 e anëtarëve të EBU që ta pranojnë Transmetuesin Publik të Kosovës në këtë organizatë evropiane të transmetuesve. RTK për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve të përpjekjeve të vazhdueshme së paku arritëm ta fusim në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe me këtë edhe Kosova mund të përfaqësohej në Festivalin të Eurosongut.

Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, tha se megjithë tentimet që RTK-ja pati dje nuk arritur të jetë pjesë me të drejta të plotë e EBU-së.


“Një përpjekje për të ndryshuar statutin e EBU-së, kishte filluar vite më parë nga ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, me një mbështetje të madhe nga përfaqësuesi i Shqipërisë dhe u arrit që të mblidhen pesë nënshkrimet në mënyrë që të vazhdohej të ndryshohej statuti i EBU-së, në mënyrë që të iu mundësohej RTK-së, që të jetë pjesë e plotë e EBU-së, mirëpo ndodhi diçka tjetër, pavarësisht se ishim të përgatitur të marrim votat e nevojshme”, tha ai sonte në edicionit qendror të lajmeve në RTK.


Sipas Kastratit edhe në këtë organizatë Jo Fitimprurëse, politika është shumë e përfshirë.

“Shteti serb kishte telefonuar thuajse të gjitha ambasadave, edhe tek vendet që neve na kanë njohur në mënyrë që Kosova të pengohen të anëtarësohet e plotë në këtë organizatë, të pengoj ndryshimin e statutit të EBU-së”, tha ai.


Kastrati bëri me dije se në Asamblenë vjetore të EBU-së, ku shqyrtohen edhe raporte të tjera kanë takuar, drejtor të televizioneve të mëdha, si BBC, TRT nga të cilët kanë pasur mbështetje të plotë, mirëpo disa shtete të tjera kanë kundërshtuar siç janë:Greqia, Qiproja, Rumania, Spanja, Algjeria etj .

”Serbia ka bërë presion të vazhdueshëm tek këto shtete që të votojnë kundër. Me këtë u pa që Serbia së bashku me Rusinë penguan Kosovën që të anëtarësohet në këtë organizatë mjaftë të rëndësishme, me të cilën ne kemi vetëm një kontratë bashkëpunimi. U pa se politika kishte ndërhyrë mjaft shumë në të”, deklaroi ai.


Sipas tij në Asamblenë vjetore të EBU-së, u kanë shpjeguar atyre se Kosova edhe pse s'është njohur nga disa shtete ajo është pjesë edhe organizatave të tjera, si sportive etj.

Ai bëri me dije se RTK-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me EBU-në. “Unë dua ta falënderoj drejtorin gjeneral të EBU-së dhe drejtorin e bordit të EBU-së, për angazhimin e tyre që punuan për ta ndryshuar statutin. Ne kemi edhe një mundësi të bëjmë kërkesë, por deri në vitin e ardhshëm nuk kemi të drejtë ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme